"Si u lobua për anëtarët e Këshillit Kombëtar", Kokalari nxjerr listën: Këlliçi ka krijuar klanin e tij

1 June 2022, 14:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Si u lobua për anëtarët e Këshillit
Belind Këlliçi dhe Evi Kokalari

Aktivistja Evi Kokalari ka vazhduar edhe sot sulmin ndaj deputetit të PD-së Belind Këlliçi, pas statuseve të djeshme, ku pretendon se ky i fundit ka lobuar për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të reja të PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari ka publikuar një listë numrash dhe shprehet se ajo listë është qarkulluar nga anëtarët e Kryesisë së Forumit Rinor të PD-së dhe disa nga bbashkëpunëtorët e ngushtë të Këlliçit ditën kur u votuan anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Kokalari shton më tej se nga 67 personat të listës, 43 janë sot pjesë e Këshillit Kombëtar, pra 29% të të zgjedhurve dhe sipas saj kjo është bërë përmes lobimit. Ajo shton më tej se Belind Këlliçi ka krijuar klanin e tij në PD dhe paralajmëron se në vazhdim do nxjerrë të tjera fakte.

Reagimi:

Kjo është lista e lobimit për Këshillin në 30 Prill. Është qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkepunetore të ngushtë të Belind Këlliçit pikërisht ditën e votimit.

Për sqarim, çdo emër në fletën e votimit kishte një numër.
Ky nuk është thjeshtë lobim por orientim klanesh.

Nga 67 personat të listës, 43 janë sot pjesë e Këshillit Kombëtar. Kjo përbën 29% të Këshillit të zgjedhur.
Disa nga keta 43 vetë, u futën me votën e lirë ose të lobuar, të tjerë me kuotën e rinise që është vetëm 15%

Ky i fundit thotë që ka fuqizuar Forumin Rinor me aktet e tij. Në fakt ai ka fuqizuar vetëm klanin e tij, ndryshe në Këshill do kishin hyrë të rinjte me numrin e votave më të larta nga lista e atyre që nuk arritën të kualifikoheshin, dhe jo të besuarit e Belindit.

Këto që them më lart janë vetëm maja e allkunajës.
… më shumë në vazhdim.


Video