E zbulon Spartak Braho: Ja kush është presidentja e re që do zgjidhet të shtunën

31 May 2022, 20:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E zbulon Spartak Braho: Ja kush është presidentja e re që do
Spartak Braho

Ish-deputeti i PS-së shprehet se Partia Socialiste do ta zgjedhë që të shtunën Presidentin e ri dhe se do të jetë një grua.

Edhe pse nuk përmed emra konkret, ai shprehet se kreu i ri i shtetit do të jetë një ish-ministre që ndërkombëtarët e kanë pranuar pjesë të strukturave euroatlantike. Duket se Braho i referohet, ish-ministres demokrate, Majlinda Bregut, aktualisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

“Do zgjidhet në raundin e katërt, do jetë një zonjë që gjuante djathtas e priste majtas që ndërkombëtarët e kanë pranuar se pjesë të strukturave euroatlantike dhe që origjinën e ka nga Durrësi. Ish-ministre? Ish-ministre”, tha Braho 

Në seancën e së shtunës në orën 18:00, emri që do te propozojë mazhoranca i duhen vetëm 71 vota që të marrë postin e Presidentit. Ky mister do te zgjidhet të premten në orën 17:00 në mbledhjen e kryesisë së PS të thirrur nga kryesocialisti Rama.


Video