Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në Presidencë këtë mëngjes. Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet për ish-presidentin e vendit do të zgjasin 2 ditë. Ditën e nesërme ai do të prehet për në banesën e fundit.
Sot paradite në orën 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Ndërsa nesër nga ora 10:00 – 12:00 do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
