Kuvendi nis me ‘tensione’, Zheni Gjergji ‘bllokon’ foltoren, Spiropali i ndërpret fjalën

3 July 2025, 10:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi nis me ‘tensione’, Zheni Gjergji ‘bllokon’
Elisa Spiropali, Zheni Gjergji

Seanca e fundit e legjislaturës së 10-të ka nisur me debate për zjarrin në landfillin e mbetjeve në Elbasan. Opozita kërkoi debat parlamentar për këtë çështje, duke thënë se është një katastrofë mjedisore

Edhe deputeti demokrat, Qani Xhafa foli në Kuvend për zjarrin në landfillin e Elbasanit, ku sipas tij zjarri ka qenë i qëllimshëm.  Ai i ndal edhe tek takimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Cërrik, të cilin e quajti një teatër.

Kur deputetja demokrate Zheni Gjergji mori fjalën për të folur për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan, por kryetarja e Kuvendit nuk e lejoi me argumentin se nuk ishte çështje për procedurë. Deputetja demokrate mbajti për pak minuta të bllokuar foltoren dhe u përfshi në debate me Spiropalin.

Gjergji: Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit...

Spiropali: Mos abuzo me procedurën...


Video