Kuvendi i kërkon KQZ-së emrat e 140 deputetëve për verifikimin e mandateve

9 September 2025, 15:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kuvendi i kërkon KQZ-së emrat e 140 deputetëve për

Kuvendi i ka kërkuar KQZ-së që t’i vërë në dispozicion emrat e deputetëve për verifikimin e mandateve në funksion të seancës së të premtes, që pritet të mblidhet në orën 10:00.

“Në përmbushje të detyrës së Kuvendit të Shqipërisë për verifikimin e mandateve të deputetëve shpallur të zgjedhur me vendimin nr/34, datë 28.8.2025 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025”, kërkojmë nga ana juaj, në respektim të nenit 69 të Kushtetutës, dokumentacionin e depozituar pranë institucionit tuaj për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e datës 11 maj 2025”, thuhet në shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit drejtuar KQZ-së.

Një ditë më parë, presidenti Bajram Begaj njoftoi datën e mbledhjes së parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Ai përcolli edhe një mesazh, teksa u kërkoi deputetëve që të përmbushin angazhimet e tyre. Një ditë para mbledhjes së Kuvendit, më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e PS, ku do të prezantohet edhe qeveria e re Rama 4.

 


Video