Kushtetuesja ligjëroi katet pa leje, Bardhi: Rama dhe oligarkët i bënë presion!

15 June 2023, 17:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kushtetuesja ligjëroi katet pa leje, Bardhi: Rama dhe oligarkët i
Në foto: Sekretari  i Përgjithshëm, Gazment Bardhi

Gjykata Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme rrëzimin e kërkesës së opozitës për shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimet pa leje.

Shfuqizimin e VKM-së për ndërtimet e kërkuan 28 deputetë, por sot Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës në seancë plenare.

Sekretari  i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se nuk është surprizë dhe se Kushtetuesja shantazhohet nga Rama dhe oligarkët.

“Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm.

Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët.”- shkruan Gazment Bardhi.


Video