Nikolla s'e la të fliste, deputeti i PD-së nuk përmbahet, i bie me grusht foltores

15 June 2023, 11:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nikolla s'e la të fliste, deputeti i PD-së nuk përmbahet, i
Asllan Dogjani

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani nuk u përmbajt, duke u ngritur nga vendi i tij në Kuvend e duke shkuar drejt Foltores për të kërkuar të drejtën e fjalës.

Dogjani nuk u la të fliste nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e për pasojë, ai filloi të fliste nga vendi, por pa mikrofon. 

E më tej, u nis drejt foltores. Në acarim e sipër, ai i ra me grusht foltores, duke bërë që pranë tij të afrohet edhe Garda. Pas këtij momenti, Nikolla i dha fjalën. 

'Duhet të mblidhet Komisioni, vendi ynë të dalë me një qëndrim dhe të dënohet Serbia'- tha Dogjani. 

Pas fjalës së tij, deputeti u ul në vendin e caktuar në Kuvend.


Video