“Saliu ka mbaru punë, por fat i madh që jeni ti dhe Muli pas Saliut. Jeni personifikim më kuptimplotë i budallait”.
Kështu iu drejtua kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deputets demokrate Albana Vokshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Pas kësaj fraze, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikollës, që të marrë masa ndaj Ballës, për fyerjet ndaj kolegëve. Ai tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama është me kartelë, por sipas tij, deputetët demokratë nuk ja kanë përmendur në Kuvend.
“Askush në këtë sallë nuk ka të drejtë të fyejë deputetë, ti quaj budallenj. Ne kemi kryeministrin me kartelë, që është kryebudalla, por nuk e kemi quajtur ndonjëherë budalla këtu. Nuk mund të shkelet etika në Parlament, duke fyer pa asnjë shkak kolegët në Parlament. Njëri prej atyre që ofendoi Balla ishte grua dhe ju si zonjë kemi më së shumti detyrimin që të mos pranoni të fyhen zonjat në këtë seancë”, u shpreh Bardhi.