Kush është ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu prej 10 vitesh në krye të DAP

4 September 2023, 19:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është ministrja e re e Shëndetësisë, Albana
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu

Albana Koçiu është ministrja e re e Shëndetësisë, e emëruar nga kryeministri Edi Rama, i cili vendosi ta çojë Ogerta Manastirliun në krye të Ministrisë së Arsimit.

Por kush është Albana Koçiu? Për 10 vite ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike (DAP).

Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.

Ka një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Në DAP, Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Video