“Nxjerrin bishtat nga Inceneratorët dhe Sterilizimi”, Rama kritika SPAK-ut: Ata edhe gabojnë, por u falet

4 September 2023, 18:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nxjerrin bishtat nga Inceneratorët dhe Sterilizimi”, Rama
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat për sistemin e ri të drejtësisë duke thënë se po njollos projektet e suksesshme të qeverisë si “Inceneratorët” dhe “Sterilizimi”, teksa i heton dhe arreston “bishta të neveritshëm”.

Rama megjithatë, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, tha se drejtësisë së re i lejohet të gabojë, por shtoi se qeveria nuk duhet të marrë kurrë rolin e atij që i di më mirë punët e drejtësisë.

SPAK-u dhe Gjykata Speciale duhet të kryejnë operacione për heqjen e tumoreve korruptive nga politika, tha Rama, por nuk duhet të marrin në dorë “thikën e kasapit apo gërshërët”.

Pjesë nga fjala e Ramës në Asamblenë e PS:

Unë pres që edhe Shërbimi Informativ Kombëtar të transformohet me profesionalizmin nga një dispeçeri informacioni ku duhet të lexosh 1 mijë faqe. Së bashku me policinë e shtetit dhe organet e drejtësisë për ta bërë sa më të fortë këtë fazë të luftimit të korrupsionit. Organet e reja të drejtësisë as nuk kanë rënë nga qielli, as nuk kanë ardhur nga amerikanët apo europianët. Dhe nuk do të kishin lindur nëse ne Partia Socialiste e Shqipërisë nuk do i bënim. Nuk e kemi bërë për vete, nuk e kemi bërë për të bërë shkrumb e hi kundërshtarët politikë. Por e kemi bërë për të farkëtuar, pavarësisht plagëve dhe dhimbjeve në trupin tonë politik, pushteti i munguar qysh nga lindja e shtetit shqiptar.

Të jeni bindur që e di edhe unë se këto organe të reja janë ende larg për të qenë të pagabueshme, por siç vlen edhe për ne, për impiantet e reja të mbetjeve apo sterilizimit, ndërkohë SPAK nxjerr bishtat e neveritshëm. Për të ndarë të njomin nga i thati, në ndonjë rast edhe për shkak të vetndjerjes së fuqisë së re dhe të pakontrolluar që ka marrë, mund të lenë shumë për të dëshiruar. Por ama nëse detyra e organeve të drejta të drejtësisë është të bëjnë operacione për të shkulur tumoret nga politika, pa përdorur gërshërën apo thikën e kasapit për statistika, SPAK apo Gjykata Speciale mund edhe të gabojë, por atyre iu falet, por neve jo. Sa të jem unë këtu nuk do e bëjmë gabimin që t’i tregojmë organeve të reja të drejtësisë duke marrë rolin e atyre që i di më mirë punët e drejtësisë.


Video