Kush është lideri më i klikuar i vitit? Eksperti: Rama parakalon SPAK, Berisha...

30 December 2025, 22:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është lideri më i klikuar i vitit? Eksperti: Rama parakalon
Rama-Berisha

Eksperti Tomi Kallanxhi në një lidhje në News 24 ka bërë një analizë të personazheve më të klikuar nga shqiptarët në 12 muajt e vitit.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste është lideri më i klikuar i vitit.

Pas tij në renditje, ndryshe nga sa mund të pritet është Prokuroria e Posaçme.

Ndërsa i treti në radhë është kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Tomi Kallanxhi ka zbuluar më tej se një nga personazhet emri i të cilës është trending dhe është kërkuar më shumë nga shqiptarët është deputetja rishtaz në Kuvend, Zegjine Çaushaj.


Video