Vlora 5 ditë pa ujë/ Rama ia FATURON problemet opozitës: Pajisjet mbajtën-mbajtën dhe plasën!

30 December 2025, 12:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlora 5 ditë pa ujë/ Rama ia FATURON problemet opozitës: Pajisjet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përvitshme për shtyp me mediat, komentoi situatën e krijuar në Vlorë, ku për 5 ditë mungoi uji i pijshëm.

Ai tha se situata ishte e vështirë.

Rama: Situata ishte shumë e rëndë. Pajisjet ishin jashtë standardeve, të cilat mbajtën-mbajtën, plasën, Problematika e ujësjellësit është kjo. Por falë punës së jashtëzakonshme të punëtorëve atje dhe qëndrimi i prefektit dhe punëtorëve atje, falë faktit që mundëm të marrim në Turqi pajisjen, defekti u riparua. Ujësjellësi në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë është sektor në reformim e sipër. Do të kërkoj durim. E kemi gjetur më keq se energjia. Me ndryshimet që kemi bërë, me sistemin e ri që kemi krijuar, do të shkoj duke u përmirësuar.


Video