Kryeministri Edi Rama teksa foli për mandatin e Belinda Ballukut, e marrë e pandehur nga SPAK tha se provat e sjellë nga Prokurorët e Posaçëm në Kuvend nuk i ka marrë asnjë deputet i PS, madje as avokatët e ministres.
Sa i takon mbledhjes së këshillit të mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, Rama tha se nëse ai do të ishte aty do t’u kërkonte prokurorëve të largohen dhe të kthehen me një dosje që i takon Kuvendit, dhe jo siç tha ai 16 faqe dosje.
Rama: Nuk do doja ta kishe përmendur atë dosjen me 16 mijë faqe, se më provokon… Po të isha unë në Këshill do t’u thoja çohuni dhe ejani me një dosje për Kuvendin. Nuk vini dot me 16 mijë faqe. E dini ca janë? Arkivi i ministrisë futur brenda. Nuk janë produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit. Janë 16 mijë faqe, afërmendsh është kjo s’ka nevojë ta shohësh. USB nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as ministrja.
Që kur mesazhet janë prova? Që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqi si në kohën e gjuetisë së shtrigave? Parafytyroni çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm?
Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu mbrapsht jetën? Ndaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij dhe nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu dhe unë nuk fajësoj mediat për këtë por ata që i ushqejnë.