A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Rama nuk tundet: Me këtë Qeveri deri në 2029, më pas llafosemi!

30 December 2025, 12:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Rama nuk tundet: Me
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka delaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se PS do të qeverisë deri në vitin 2029.

Rama tha se PS e votojnë shqiptarët, as bandat dhe as patronazhistët.

“Prandaj dhe shqiptarët jashtë e votojnë PS, nuk dëgjojnë as tymin dhe zhurmën e “tenxherëve”, ata nuk e dëgjojnë se çfarë loje bëhet këtu. Në 2029 do llafosemi prapë”, u shpreh kryeministri.

"PS e votojnë shqiptarët, as bandat dhe as patronazhistët. Prandaj dhe shqiptarët jashtë e votojnë PS, nuk dëgjojnë as tymin dhe zhurmën e “tenxherëve”, ata nuk e dëgjojnë se çfarë loje bëhet këtu. Në 2029 do llafosemi prapë. Deri në 2029, me qeverinë e PS me 83 mandate në parlament.

Shiu ka punën e vet, ne kemi punën thoshte Loro Boriçi. Sa pika shiu ka këtu, secili bën punën e vet. Zgjedhje të parakohshme? Deri në 2029 me Qeverinë e PS me 83 mandate në Parlament", tha Rama.


Video