“Kupa u mbush”/ Berisha paralajmëron protestë për vdekjen e Lear Kurtit: Sot në 18:00 para Ministrisë së Brendshme!

23 October 2022, 10:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Kupa u mbush”/ Berisha paralajmëron protestë për

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar se ditën e sotme do të mbahet një protestë e fuqishme para Ministrisë së Brendshme në kuadër të vdekjes së të riut Lear Kurti e cila sipas tij ka ndodhur “me dhunë”.

Berisha shkroi në Facebook se Kurti u vra nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit dhe vrasja e tij për së dyti u bë nga krimineli i tyre me uniformë Ardi Veliu.

“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkroi Berisha në Facebook.

 


Video