Gafa e radhës e ministres Bora Muzhaqi

22 October 2022, 17:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gafa e radhës e ministres Bora Muzhaqi
Bora Muzhaqi

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njihet për lapsuset e shpeshta që bën gjatë fjalimeve në publik dhe duket se nuk shqetësohet për këtë, pasi në një intervistë televizive ka deklaruar se qesh edhe vetë kur i dëgjon.

Ditën e sotme, ajo ka zhvilluar një takim me gjimnazistët e Fierit, ku ka lënë dhe gafën e radhës. Gjatë fjalës së saj, Muzhaqi foli për mësimin e gjuhës së kodimit për fëmijët e klasës së parë.

Teksa ajo po u shpjegonte si mundet një fëmijë i klasës së parë të mësojë kodimin, ministrja iu drejtua të rinjve që të pyesin fëmijët e tyre.

Muzhaqi: Çfarë po thosha është që për 100 shkolla në Shqipëri kanë filluar tashmë të bëjnë programin e kodimit. Pjesa më e madha e juaja mendojnë se ata janë në klasë të parë, nuk dinë të shkruajnë, nuk dinë as anglisht dhe si ka mundësi që do mësojnë kodimin. Por në fakt ky kodim është i përgatitur për fëmijët e klasës së parë.

Ka një metodologji që bazohet tek një lojë në mënyrë argëtuese. Për ata prej jush që keni fëmijë në klasë të parë (ju s’keni fëmije në fakt) por ju keni motra dhe vëllezër që mund të jenë në klasë të parë mund ti pyesni se çfarë po mësojnë ata gjatë kësaj kurrikule të re.


Video