Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovë dhe njëkohësisht ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Lajmin e ka bërë me dije ky i fundit, teksa ka postuar në rrjetet sociale një foto nga takimi në një restorant në Prishtinë. Hoxhaj e quan Bashën një nip Kosove, teksa shton më tej se bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit
"Një nip Kosove në Kosovë!
Takim vëllazëror në Prishtinë me mikun tim të madh dhe të veçantë, Lulzim Basha! Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit." shkruan Hoxhaj.
Postimi është rishpërndarë dhe nga vetë Basha në rrjetet sociale