Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e dy institucioneve arsimore turke të “Turgut Ozal”, atë të kolegjit “Mehmet Akif” dhe atë të kopshtit "Zubeyde Hanim".
Në reagimi zyrtar të Këshillit të Europës theksohet se juristët, akademikët dhe shoqëria civile e kanë vlerësuar si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.
Më tej thuhet se Erdogan i ka kërkuar autoriteve shqiptare prej 7 vitesh mbylljen e institucioneve shqiptare të sikletshme për qeverinë e tij.
Këshilli i Europëse deklaron se janë të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.
Reagimi:
Më 22 shtator 2022, qeveria shqiptare anuloi dy institucione arsimore turke për shkak të një procedure të pretenduar zhvendosjeje. Kjo mbyllje u vlerësua nga juristët, akademikët dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.
Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme. Rastet e rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur në të njëjtin skenar në Republikën e Moldavisë (shih Doc. 14649“Thirrja e Republikës së Moldavisë për të rivendosur sundimin e ligjit”) dhe kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.
Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast dhe t’i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës.