Berisha publikon videon ekskluzive të Vox News: Lear Kurtin e shoqëruan të vdekur në komisariat!

22 October 2022, 21:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha publikon videon ekskluzive të Vox News: Lear Kurtin e
Berisha dhe Lear Kurti

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale pamjet ekskluzive të publikuara nga Vox News.al, ku tregojnë Lear Kurtin në tokë pa ndenja, teksa efektivë e ngrejnë me forcë dhe e prangosin dhe e shoqërojnë në komisariat.

Berisha shkruan se Kurti u transportua i vdekur në komisariat dhe sipas tij, dyshja Rama-Çuçi e vranë për së dyti me trillimet e AMP-së që drejtohet nga Ardi Veliu.

"Momenti tragjik kur ata që i morën shpirtin e transportojnë të vdekur Lear Kurtin, të cilin Rama- Çuçi e vranë për së dyti me kriminelin me uniformë, Ardi Veliu!", shkruan Berisha përkrah videos. 


Video