Kolegji Zgjedhor rrëzon Lapajn, lë në fuqi vendimin e KAS! Mandati i 'Nisma Shqipëria Bëhet' mbetet te Ana Dajko

25 August 2025, 11:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kolegji Zgjedhor rrëzon Lapajn, lë në fuqi vendimin e KAS!
Kolegji zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili ia la mandatin e vetëm të Nismës Shqipëria Bëhet së parës në listë, Ana Dajkos.

Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin, dhe duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.

Por sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.


Video