Kandidati për president, Sazan Guri: Lekët m’i merr gruaja, ja sa më jep në muaj

1 May 2022, 15:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidati për president, Sazan Guri: Lekët m’i merr gruaja, ja
Në foto: Ambientalisti Sazan Guri

Ambientalisti Sazan Guri është një ndër kandidatët e vetëofruar për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në një intervistë për “ABC News” ai tregoi arsyet që e shtynë të vetëofrohet për postin e lartë, ndërsa rrëfeu edhe disa detaje nga jeta e tij private.

“Studio ku unë punoj ka një fitim të caktuar sepse normalisht nuk punojmë kot. Nga kjo pjesë fitimi në marrëdhënie me zonjën time i kam thënë që kaq lek në muaj mi lërë, zëre se do i prishja me vese që nuk i kam”, tha Sazan Guri.

Pyetje: Pse Sazan t’i kontrollon lekët nusja?

Sazan Guri: Po patjetër jam krenar për këtë. Po i mban ajo lekët, por 40 mijë lekë të reja për vendin mi lë mua ajo për shembull për ndonjë kongres.


Video