Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD, nis numërimi i votave

30 April 2022, 21:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD, nis numërimi i votave
Numërimi i votave

Ka nisur pas orës 20:30 procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Delegatët me të drejtë vote në Kuvendin e PD votuan për zgjedhjen e 150 anëtarëve të rinj të këtij organi të lartë të partisë.

Procesi i numërimit të votave po zhvillohet në selinë e PD dhe organizatorët kanë mundësuar për të gjithë që ai të ndiqet drejtpërdrejtë në platformat e rrjeteve sociale.

Më herët, Kuvendi vendosi që më 22 maj të mbahen dhe zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

 


Video