Nuk e bëri në 8 vite qeverisjeje, Berisha iu premton sërish pronarëve rikthim të pronave

30 April 2022, 15:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk e bëri në 8 vite qeverisjeje, Berisha iu premton sërish
Sali Berisha

Në Kuvendin e 30 prillit ish-kryeministri bëri publike dhe disa nga pikat e qeverisjes me të ardhur në qeveri, ndërsa përmendi shifrat e KLSH-së sipas të cilave në 8 vite qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar 8.2 miliardë euro.

E para është administrata e vogël.

“Sot administrata e shushunjave ka 220 mijë rrogëtarë, që të gjithë këta lukuni mbi supet tuaja, të ardhurat tuaja. Premtoj administratë të vogël dhe efiçente”.

Një premtim dhe për pronarët. Ai iu premtoi atyre rikthim të pronave dhe kompensim me standardet e tregut. Por edhe pse ishte në qeveri për dy mandate (2005-2013) dhe nuk bëri asgjë për rikthimin e pronave, Berishës i është dukur sërish e arsyeshme të japë një premtim sa për marrjen e disa votave.

“Ne jemi themeluar si parti e pronës dhe e pronarëve. Nuk them se ka patur gabime e padrejtësi, por respektimi i pronës ka qene parim madhor. Por ne këto 8 vite janë rikthyer ligje që marrin standardin e 1946. Lejojnë dorën mafioze të pushtetit të konfiskojnë brigjet nga Velipoja tek Kepi i Stillës, në një akt të parë të gjitha këto do të anulohen.

Ju jap fjalën pronarëve shqiptarë se do të bëhet gjithçka për rikthimin e pronave të tyre dhe ku është e pamundur do të kompensohen jo me standardet e '46 por standardet e tregut të vitit kur ata do të kompensohen”.

 


Video