Arben Imami ish-ministri i Mbrojtjes, gjatë fjalës së tij në Kuvend listoi të gjitha arritjet e bëra nga Partia Demokratike gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sa i përket zgjedhjeve të mbajtura Imami tha se ishin të manipuluara, duke e cilësuar mos largimin e Bashës pas dështimeve të njëpasnjëshme si “turp”.
“Ngjarjet e muajve të fundit janë dëshmi se demokracia në parti mund të funksionojë, se anëtari i partisë janë themeli i partisë. Në dhjetor u thirr nga anëtarët e Kuvendit, referendumi i dhjetorit ishte një ngjarje historike për demokracinë shqiptare ku u morën vendiet më të rëndësishme. Parimi i përfaqësimit. Vendin tonë kriza e ka mbërthyer më keq, një grusht njerëzisht e kanë pushtuar.
Në nivelin e komuniteteve nuk ka më përfaqësim. Mos harroni që goditja e rradhës pas 2013 ishte qeverisja lokale. Një akt antidemokratik. Ajo që ndodhi në Partinë tonë ishte gjithashtu krizë e përfaqësimit, ish kryetari manipuluan vendimarrjen dhe bënë spastrimin nga drejtuesit dhe të jgitha nivelet. Zgjedhjet e kontrolluara, të manipuluara, në 2017 dhe n ë 2021 pas dështimeve të turpshme elektorale ishin një turp. Asnjë qëllim i mirë, sado fisnik nuk e justifikon kurrë shkeljen e votës.
E kundërta ndodhi në referendumin e dhjetorit. Mendoni sa më i madh ishte nr i kandidatëve sa kryetar të rinj dolën nga këto zgjedhje me garë të lirë gratë mund të dalin dhe të fitojnë në partinë tonë.
Një parti që ka punuar, një pari që gjeti një vend të shkatërruar në 92, e la në NATO dhe OSBE, ndërtoi shkolla dhe dhjetra kilometra rrugë. Për ça duhet kërkuar ndjesë, së pari duhet ti themi ju lumtë që punuat me ndershmëri. Kush e ndryshoi më shumë se qeverisja e Partia Demokratike. Lufta kundër korrupsioni, NATO, liberalizimi i vizave, rritje rroge, punë, shtrirja e internetit, rritja e numrit të studentëve, dhejtra rrugë, mund të flas gjysëm orë për këtë çështje.
Shitja e Partisë te Socialistët ishte tradhtia më e madhe që u bë. Babai dhe nëna nuk ndryshohen, burri dhe gruaja, fëmija dhe familja nuk ndryshohet. Dinjiteti dhe respekti, nuk ndryshohen. Këto vlera për ne demokratët shqiptarë nuk janë pazare”, tha ai.