Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në qytetin e Vlorës, ku u takua me strukturat e partisë në një prej kafeneve të zonës.
Në një komunikim të shkurtër për mediat, Basha refuzoi të bënte deklaratë politike kur u pyet në lidhje me Kuvendin e demokratëve që do të mbahet ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve.
Teksa pyetjes se përse ka zgjedhur pikërisht sot të jetë në Vlorë njësoj me kryeministrin Rama, Basha u përgjigj se nuk e dinte se ai ndodhej aty: "S’e dija që është këtu sot!"
Në takimin me strukturat demokrati Basha ishte vetëm i pa shoqëruar nga deputetët demokratë.