Kandidati i PS kryeson Himarën. Hapet kutia e parë edhe në Durrës

15 May 2023, 02:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidati i PS kryeson Himarën. Hapet kutia e parë edhe në
Hapet kutia e parë edhe në Durrës

Në Himarë deri në këto momente është numëruar 1 kuti nga 36 që janë gjithsej.

Sipas rezultateve të deritanishme, socialisti Jorgo Goro, kryeson garën me 255 vota.

Ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dhionisios Beleri ka marrë 15 vota.

Edhe në Durrës është hapur kutia e parë për t’u numëruar. Nga rezultatet e KQZ, udhëheq kandidatja e PS-së, Emiriana Sako. Ajo ka marrë 146 vota.

Kundërshtari i saj, Igli Cara ka marrë 124 vota. Durrësi është një prej bashkive më të mëdha në vend. Në këtë bashki janë 342 qendra votimi.


Video