PS drejt marrjes së bashkisë së katërt në vend

14 May 2023, 23:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PS drejt marrjes së bashkisë së katërt në vend

Partia Socialiste shkon drejt marrjes së një tjetër bashkie. Bëhet fjalë për bashkinë e vogël të Pustecit në juglindje të vendit.

Kjo bashki e komunitetit maqedonas numëron vetëm 8 qendra votimi.

Deri tani janë hapur 6 kuti dhe kandidati i Partisë Socialiste, Pali Kolefski kryeson me 1180 vota, ndërsa rivali i tij Pandi Jani i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka 592 vota.

 


Video