Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Koalicioni "Bashkë Fitojmë" duket se do të humbë edhe Bashkinë e Shkodrës, pasi projeksionet e para po nxjerrin fitues kandidatin e PS-së Benet Beci.
Një reagim ka ardhur nga drejtuesja politike e PS-së për Qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali, e cila ka ironizuar kandidatin Bardh Spahia.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan: "Bardh, shiko Kamzën, merr frymë thellë dhe përgatitu".
Kujtojmë se në tre bashkitë ku u votua elektronikisht, në Kamëz, Vorë dhe Elbasan fituan kandidatët e Partisë Socialiste.