Të treja bashkitë ku u votua elektronikisht kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste.
Në Bashkinë e Elbasanit fitues është shpallur kandidati Gledian Llatja me 55.03 % të votave, kundrejt kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" Luçiano Boçi me 44.97% të votave.
Në Bashkinë e Kamzës fitues është shpallur kandidati i PS-së Rakip Suli me 60.65% të votave, kandidati i "Bashkë Fitojmë", Arjan Hoxha me 35.1% të votave dhe kandidai i PD-së, Bilbil Bajraktari me 4.24%.
Në Bashkinë e Vorës fitues është shpallur kandidati i PS-së, Blerim Shera me 74.28% të votave, kundrejt kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" Indrit Hoxha merr 25.72% të votave.
Në bashkitë e tjera, ku nuk u votua elektronikisht, pritet të nisë numërimi i votave dhe rezultatet pritet të dalin ditën e nesërme.