Pas Elbasanit, Kamzës dhe Vorës, Partia Socialiste ka fituar edhe bashkinë e Pustecit.
Kjo bashki e komunitetit maqedonas është fituar nga kandidati i Partisë Socialiste, Pali Kolefski, ndërsa rival i tij ishte Pandi Jani i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka 592 vota.
Në një deklaratë për mediat me kryetarin e rizgjedhur të bashkisë së Pustecit, Niko Peleshi u shpreh se kjo bashi është e para nga 5 të tjerat që do të fitohen nga Partia Socialiste.
“Këtu jemi në Pustec. Është fitorja e parë e 6 bashkive që do të fitohen nga Partia Socialiste, nga kandidatët tanë këtu në qarkun e Korçës. Është një fitore e një bashkie të vogël, por është një fitore shumë e bukur sepse ne kemi një djalë të shkëlqyer, i cili fiton mandatin e dytë, sapo, ka ngelur edhe një kuti, por edhe matematikisht rezultati është i mbyllur sepse ne jemi mbi 500 vota para dhe kutia e fundit që po numërohet ka rreth 300 vota. Natyrisht ne do të fitojmë edhe aty, por matematikisht për çdo rast, kjo garë është e mbyllur. Ne fitojmë këtu mandatin e dytë, Partia Socialiste, Pali Kolefsli fillon një mandat i ri pune.
Pali Kolefsli e meriton, është i pari kryetar bashkie në qarkun tonë që rikonfirmohet. 5 të tjerët, ju premtoj, do të vijnë më pas”, tha Peleshi.