Hapen kutitë e para, dy bashkitë ku kundërshtarët janë ‘kokë më kokë’

15 May 2023, 02:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hapen kutitë e para, dy bashkitë ku kundërshtarët janë
Kuti votimi

Vijon procesi i numërimit për të zbuluar se cilët do të jenë kryetarët e rinj të bashkive.

Në Kukës janë hapur vetëm dy kutitë e para dhe nga rezultatet e para dy kandidatët kryesorë janë “kokë më kokë”.

Safet Gjici nga leximi i votave të dy kutive rezulton me 134 vota, vetëm 3 më shumë se kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, i cili ka 131 vota.

Hapen kutitë e para, dy bashkitë ku kundërshtarët janë

Garë ‘kokë më kokë’ ka edhe në Peqin. Aty është para Mustafa Pashja, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Pashja ka 1116 vota, 7 më shumë se Bukurosh Maçi i PS-së që ka grumbulluar 1109 vota.

Hapen kutitë e para, dy bashkitë ku kundërshtarët janë

Në Peqin janë hapur 10 kuti nga 46 në total.

Këto janë vetëm rezultatet e para dhe pritet me interes se çfarë vendimi kanë marrë qytetarët.



Video