“Ju i bëni orgjira….”, Berisha me tone të ashpra në Kuvend: Po vidhni në mënyrë të papërmbajtur

20 October 2022, 14:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Ju i bëni orgjira….”, Berisha me tone të ashpra

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh kritik për qeverinë për mënyrën se si po e menaxhon  situatën e energjisë elektrike.

Nga Kuvendi, ish-kryeministri u ndal tek kasakada e Drinit, që sipas tij qeveria ka zgjedhur të hapë digat për të përfituar dhe vjedhur qytetarët.

“Po vidhni në mënyrë të papërmbajtur. Ju hapni digat për të përfituar dhe vjedhur. Ju keni krijuar një rrjet të madh vjedhësish, që mund të jetë ne Europë dhe në botë.

Ju keni instaluar një sistem të tmerrshëm. Ju si qeveri nuk paguani konsumim e energjisë të institucioneve shtetërore, që nuk janë një e dy, por 200 mln euro. Ju këto i bëni orgjira dhe i vidhni në drejtime të tjera”, tha Berisha.


Video