Edhe pse transformimi i saj nga operacionet plastike është i dukshëm, Monika Kryemadhi vijon të këmbëngulë se e ka trashëguar bukurinë nga gjenet e nënës.
Tashmë janë të dokumentuara shërbime estetike që Kryemadhi ka marrë në klinikën mjekësore “Domus Medica”, në San Marino, Itali, prej 18 vitesh, që nga viti 2004 deri në vitin 2022. E pavarësisht fakteve, Kryemadhi thotë se bukurinë e ka të trashëguar nga nëna e saj, Fatimja.
“Është edhe një çikë gjenetike. Prandaj Edi Rama thotë merruni me operacione plastike, se ato janë shkrimet më të klikuara. Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me droga as me alkool”, deklaroi ajo pak ditë më parë një emision televiziv.
Por Kryemadhi nuk ka arritur të shpjegojë pse ka nisur ti ngjajë të ëmës 40 vite më vonë dhe pasi u bë e pasur me paratë publike. Por këtë “mister” e kanë zgjidhur qytetarët në rrjetet sociale me disa komente pikante.
Siç vihet re nga disa komente, qytetarët thonë se ‘Monika nuk gënjen kur thotë se bukurinë e ka nga mamaja, vetëm se ka nisur t’i ngjajë mamasë pas 40 vitesh, pasi është takuar me doktoreshën Silva Shametaj’.
Një qytetare thotë se ‘gjenetika tek Monika ka hyrë në veprim pas 40 vitesh, ndërsa një tjetër thotë se gjenetika ka hyrë në veprim pasi e ka gërvishtur pak kirurgu’.
Duket se shpjegimet e Kryemadhit tashmë janë kthyer edhe në objekt ironie në rrjetet sociale.