'Ne u themi qytetarëve mbyllni derën e frigoriferit'/ Balluku: Opozita e rublave i thotë mos kurseni

20 October 2022, 11:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Ne u themi qytetarëve mbyllni derën e frigoriferit'/
Në foto: Ministrja Belinda Balluku

Në seancën e sotme plenare do të diskutohet për të paktën katër për situatën energjitike në vend, dhe më konkretisht, mos aplikimi i fashës 800 këh nga ERE.

Kryetari i ERE, do t’u përgjigjet sot pyetjeve që do t’i bëhen nga ligjvënësit rreth situatës energjitike. Në fjalën e saj, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se, për të, është e pashpjegueshme sesi opozita kërkon debat për faktin që ERE vendosi të mos e aplikojë fashën 800 kwh.

Po ashtu, ministrja e ka akuzuar opozitën se po përfiton nga situata e krizës dhe se po tallet me fushatën ndërgjegjësuese për kursimin e energjisë si dhe po dezinformon qytetarët.

“Çelësi i suksesit për të përballuar këtë krizë është kursimi. Ju vazhdoni të talleni dhe dezinformoni njerëzit. Sot po minoni një nga aktivitetet më të rëndësishme, kursimin e energjisë dhe jeni të investuar të gjithë për të ndaluar këtë proces. Nga 1-17 tetor kemi 5% më pak konsum krahasuar me një vit më parë. Kjo vjen nga sjellja e qytetarëve që ju i nxisni të mos i marrin parasysh masat e kursimit. Ju jeni opozita rublave. Ju po i bëni thirrje njerëzve që të mos kursejnë. Ne themi kurseni, fikni dritën, mbyllni derën e frigoriferit. Ju i thoni të mos kursejnë. Kjo është arrogancë”, tha Balluku.

Sipas saj “ne e kemi nisur kursimin nga vetja, kurse qytetarët nuk po i detyrojmë, por po i sensibilizojmë. Fakti që krahasuar me tetorin 2021, konsumatorët shqiptarë kanë konsumuar 5% më pak është për tu përshëndetur dhe na jep shpresë. Në 30 shtator kishim motin që përmirësoi liqenin e Fierzës, Komanin dhe Vaun e Dejës dhe duke pasur të dhënat që konsumi u ul qeveria mori vendim të mos e aplikonte fashën 800 kwh”, tha Balluku.


Video