
Analisti Preç Zogaj i është përgjigjur ofendimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur mosmirënjohës.
Berisha ofendoi përmes një postimi në rrjetet sociale analistët Baton Haxhiu dhe Preç Zogaj, ndërsa të dy iu përgjigjën në emisionin “Opinion”.
“Këtë më kanë thënë mua, mjerani preç zogaj, argumente të ndryshme se unë kam qenë kundër këtyre qëndrimeve, por kultura bolshevike këtu është që të shikosh personin. Megjithatë unë i them Berishës, jeta vazhdon, e kam gjet shumë herë përtokë dhe ia kam zgjat dorën. I kam thënë që nuk ia jap më dorën se është mosmirënjohës”, tha Zogaj.
Pjesë nga fjala e analisti Zogaj:
“Unë e kam shumë të qartë se çfarë ndodh, e kam shumë të qartë se cila është pozita e Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata, e kam shumë të qartë edhe pse është shpallur ai non grata.
I ka bërë të qarta DASH, e ka bërë të qartë institucionet e SHBA, edhe ai e di. Më mjeran se Sali Berisha në këtë pozitë ku është unë nuk njoh njeri. Unë ka 30 vjet që e njoh Sali Berishën, më shumë.
Sa herë kam mbajtur qëndrime si këto që po them, unë kam mbajtur qëndrimet e mia. Do t’i them një gjë atij dhe të tjerëve. Kanë bërë një rezolutë për djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve vendore dhe kam pasur shumë nga ‘berishistët’ që këtë më kanë thënë mua, ‘mjerani Preç Zogaj’, ‘argumente të ndryshkur’, ‘i diskretituar’.
Pse? Se unë kam qenë një nga zërat e vetëm që publikisht kanë qenë kundër qëndrimeve dhe shumë të tjera. Dhe këtu kultura demokratike është që ti të shikosh individin që del kundër, konservatorët këtë princip kanë, që vlerësojnë atë që del kundër turmës. Kjo është kultura bolshekive. Këtu gjithë problemi është si do ndërtosh marrëdhëniet demokratike me pakicën me mendimin ndryshe, jo me mendimin e servilëve.
Megjithatë, unë i them Berishës, jeta vazhdon. E kam gjetur shumë herë në karrierën time përtokë, nja 3-4 herë në këtë udhëtimin tim, ai me avion kryeministër a ku di unë, e kam gjetur në 2-3 raste dhe ia kam zgjatur dorën. I kam thënë që nuk ia jap më dorën sepse është mosmirënjohës”, thotë Zogaj në reagimin e tij.
Postimi i Berishës:
Duke ndjekur Opinion!
Miq, zhvillimet e fundit ne teresi dhe kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramen, i cili ka mobilizuar te gjithe leperisit e tij te perhape trillime dizinformime mashtrime etj.
Ne krye te ketij kortezhi mjeran qendron binomi i nderkolnuar Stanishiq – Zogaj te cilet kalojne te diskretituar me tezat bajate nga studio ne studio si zhurmues te ndryshkur. Me kete rast ju bej thirrje studjove tju kerkojne ndjese shikuesve per ndjesite qe ju krijojne