Ku kam gabuar dhe çfarë mund të bëj më mirë? Këto janë pyetjet që ish-deputeti Asllan Dogjani i drejton anëtarëve të PD-së, pasi nuk arritit të shpallej fitues për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar, edhe pse ishte një prej 425 kandidatëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Dogjani përmend faktin se për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021 arriti të merrte rreth 6 mijë vota, duke qenë i 35-ti në listën e Qarkut të Tiranës.
Sipas Dogjanit, përgjigjet që do marrë nga anëtarët, do e ndihmojnë atë, por edhe Partinë Demokratike.
Reagimi i plotë:
Te nderuar delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike!
Nepermejt medias mesova se ne perfundim te nje numrimi “trasparent”te votave per zgjedhjen e antareve te keshillit kombetar nuk paskam rezultuar fitues….
Pavarsisht rezultatit dua te falenderoj te gjithe delegatet pa perjashtim dhe ata qe me votuan dhe ata qe nuk me votuan pavarsisht se nuk e di sa eshte numri i tyre …
Duke u nisur nga rezultati do ju lutesha te gjithe delegateve te kuvendit qe nuk me kane votuar te me shkruajne se cfare ka ndryshuar gjate ketij viti?
ku kam gabuar ? Cfare mund te beje me mire? sepse sic dhe ju e dini nje vit me pare si rezultat i punes tone te perbashket ne zgjedhjet e 25 Prillit me votuan rreth 6000 qytetar megjithese Isha i 35 ne listen e Tiranes..
Do ju jem shume mirnjohes po qe se do shkruani me sinqeritet dhe trasparence se ku kam gabuar dhe cfare duhet te ndryshoj ne marrdheniet me
Ju.
Kjo do me ndihmoj jo vetem mua por dhe partine demokratike… edhe njehere ju falenderoj pa
mase per gjithcka keni bere per mua dhe pavarsisht kesaj une do ta respektoj vendimin tuaj dhe do te beje gjithcka per ju se sic kam thene ne demokraci vota eshte e shenjte
Ne pritje te komenteve tuaja do ju jem shume mirnjohes po qe se do me shkruani per sa
Kerkova? Faleminderit Asllan Dogjani