Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të garojë për kreun e ri të Partisë Demokratike.
Por a pritet që përballë tij të ketë kandidatë të tjerë? Këtë kuriozitet e ka shuar disi, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili bën pjesë në Komisionin e Rithemelimit.
Në një intervistë për Ora News, Spaho rrëfeu se ka dëgjuar se pjesë e garës do të bëhen edhe Fatbardh Kadilli me Edvin Kullurin.
Ish-nënkryetari i selisë blu u shpreh:
“Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Erdin Kullurin”.
Të dy emrat e përfolur janë të njohur si kritikë të ish-kryetarit Lulzim Basha.
Dhe nëse emrat e kandidatëve do të jenë të sipërpërmendurit, atëherë gara për kreun e PD-së do të jetë fiktive, pasi si Kadilli, ashtu edhe Kulluri janë emra pa peshë në selinë blu.