Ja sa është pjesëmarrja në zgjedhje një orë para mbylljes së kutive të votimit. Përqindja më e ulët se në 2021

11 May 2025, 18:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ja sa është pjesëmarrja në zgjedhje një orë para
Thuajse gjysmë ore përpara mbylljes së procesit të votimit, në gjimnazin “Partizani” në kryeqytet nuk ka më asnjë votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e saj dhe thotë se deri në orën 18:00 kanë votuar 41% e zgjedhësve.

Të dhënat e KQZ vijnë nga raportimi i 2676 qendra të votimi nga 5225 që janë në total.

Bëhet fjalë për mbi 739 mijë zgjedhës që deri më tani kanë ushtruar të drejtën e votës.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 18:00, përqindja e votuesve ka qenë 45.48%.

Ja sa është pjesëmarrja në zgjedhje një orë para


Video