Ilir Meta mezi pret të mbarojë mandatin

18 February 2022, 13:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta mezi pret të mbarojë mandatin
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetin social Facebook ka risjellë në vëmendje deklaratat e bëra dje në një intervistë në RTSH, ku tregoi se mezi pret 24 korrikun, datë kur mbaron edhe mandati i tij si president.

“Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë! ✌️????????

Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i frikësojë, t’i depersonalizojë edhe t’i largojë nga vendi, është e jashtëzakonshme.

Situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer.

Unë mezi po e pres 24 korrikun 2022”, shkruan Meta krahas videos së publikuar.


Video