Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Përmes një shkrese PS i ka kërkuar informacion Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut se në çfarë faze janë hetimet për çështjen e privatizimit të CEZ.
Bëhet fjalë për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe 11 personave të tjerë për gjetjet e komisionit parlamentar hetimor për CEZ.
Komisioni ngriti padi edhe ndaj Shkëlzen Berishës, si persona përgjegjës për privatizimin abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptarë 415 milionë euro dëm ekonomik.
Sipas raportit, përgjegjës për privatizimin janë edhe Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj.


