Kushtetuesja nuk e shkarkoi, Meta përsërit: Drejtësia është e kapur nga Rama

17 February 2022, 21:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kushtetuesja nuk e shkarkoi, Meta përsërit: Drejtësia

Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi, Presidenti Ilir Meta thotë sërish se sistemi i drejtësisë mbetet i kapur nga mazhoranca. Pyetjes se si ndodhi atëherë që Gjykata Kushtetuese i dha atij të drejtë dhe jo Kuvendit, Meta iu përgjigj se nuk kishte kryer asnjë shkelje.

“Drejtësia është e kapur nga Rama. Nuk ka lidhje kapja e drejtësisë me vendimin e Kushtetueses për mua. Rezervat tona për procesin ne i kemi bërë zyrtare.

Ky ishte hetimi i tretë kundër meje. E gjitha është kjo një maskaradë politike, ekonomike dhe financiare për të shmangur vëmendjen nga afera e inceneratorëve dhe shumë skandale të tjera.

Kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qenë shantazh ndaj Presidentit, për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit. Kjo kërkesë ka qenë e paligjshme dhe në formë hakmarrje e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës.

Kjo është një lojë e mbaruar dhe e fituar. Nuk ka pasur asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës siç mund të jetë nxjerrja e ndonjë sekreti, apo të vësh në diskutim sovranitetin territorial të vendit”, tha Meta në RTSH.


Video