Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zyrtarizimin e Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit, duke deklaruar se tashmë skuadra italiane e Serisë A do të jetë në urdhrat e një shqiptari.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehet krenar për Igli Taren, ndërsa thotë se “tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit”.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot? Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit.