Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik në faqet qeveritare në vendin tonë.
Rama shprehet se kundërofensiva po rezulton e qëndrueshme dhe sipas tij agresori është në tërheqje. Ai shton se nëse nuk do të ketë surpriza të tjera shërbimet do të rikthehen shumë shpejt.
Njoftimi i Ramës:
Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!