Kjo është java e fundit në të cilën Ilir Meta do të ushtrojë detyrën si President i Republikës, pasi me 24 korrik i përfundon mandati i tij i plotë 5 vjeçar.
Edhe pse i zgjedhur në 2017 nga 87 votat e socialistëve dhe deputetët e LSI-së, Meta në postin e Kreut të Shtetit gjatë viti të dytë të detyrës së tij u kthye në një “mur” për qeverinë dhe mazhorancën e Edi Ramës.
Burime mediatike dhe në tavolina gazetarësh Meta thuhes se do ë bashkëpunojë me ‘mikun e tij’ politik Sali Berisha, ky i fundit i shpallur non-grata së bashku me familjen e tij.
Tre ditë pasi SHBA shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha “non grata”, Ilir Meta reagoi për ish-aleatin e tij në 2009-13 e cilësoi si “fletërrufe” të porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë.
Presidenti në detyrë Ilir Meta shprehej asokohe se akti i SHBA-së është i shëmtuar, i pabesë dhe i poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare. Presidenti Ilir Meta i është referuar ambasadës së Shteteve të Bashkuara si “palo ambasadë”.
Por a do shpallet vetë Ilir Meta non-grata?
Ilir Meta është shfaqur kohëve të fundit krah ambasadores amerikane Yuri kim, pavarësisht përplasjeve mes tyre. Të besuarit e presidentit mendojnë se amerika do bëjë një vesh shurdhër deklaratave dhe përplasjeve të Metës me ambasadoren
Kujtojmë se në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live”, Meta ka thënë se kush ka ndonjë mesazh për të, t’ia thotë përballë, pasi do marrë përgjigjen e merituar.
“Nëse ka ndonjë palo ambasadë që ka zgjedhur ndonjë palo politikan për t’i dhënë mesazhe Ilir Metes, ju them që Ilir Metën këtu do ta kenë. Kush ka ndonjë mesazh për Ilir Metën le t’ia thotë vetë sepse do marrë përgjigjën që meriton”, tha Meta. Pyetja që qëndron a do ia japë ambasada amerikane mesazhin Ilir Metës dhe cili do jetë reagimi i presidentit në detyre?