Greqia kërcënon me veto në BE për Fredi Belerin, Rama i pashqetësuar: Unë i druhem vetëm kësaj gjëje…

23 August 2023, 18:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Greqia kërcënon me veto në BE për Fredi Belerin, Rama i
Rama dhe Micotaqis

Raportet diplomatike me Greqinë janë tejet të tensionuara për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Mes kërcënimeve nga ana e Athinës se do të vërë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama duket krejtësisht i pashqetësuar.

Gjatë konferencës për naftën në Shpirag, Rama tha se nuk i druhet një skenari të tillë, sipas së cilit për të është shumë më e rëndësishme testi i SHELL në Shpirag.

“Unë i druhem vetëm një gjëje që testi në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjë tjetër”, tha Rama.

Fredi Beleri ndodhet në burg, i arrestuar për “korrupsion në zgjedhje”, për rrjedhojë nuk mund të betohet si kryebashkiak dhe rrezikon të humbasë mandatin e fituar në 14 maj.


Video