Kapja e zjarrvënësve, Rama: Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit, gjykatësit të mos vazhdojnë avazin

23 August 2023, 15:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapja e zjarrvënësve, Rama: Një bravo e madhe për
Kryeministri Edi Rama / Zjarrvënësi në Laç

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit për kapjen e zjarrvënësve në pyllin me pisha pranë qytetit të Laçit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama i bën thirrje gjykatësve “të mos vazhdojnë avazin” duke i lënë të lirë zjarrvënësit, për një vepër penale që dënohet deri në 15 vite burg.

Reagimi i Ramës:

Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të mos vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër të mosndëshkimit të një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg

Një falënderim i përsëritur për trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila e ka rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik, duke e mbrojtur me profesionalizëm e shpirt sakrifice pasurinë e paçmueshme natyrore dhe ulur në mënyrë të konsiderueshme dëmet potenciale të këtyre krimeve të neveritshme në verbërinë, shpirtligësinë, marrëzinë e tyre


Video