Fituesi në Bashkinë e Vorës do të mësohet brenda pak minutave nga mbyllja e votimit

15 February 2022, 18:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fituesi në Bashkinë e Vorës do të mësohet brenda pak

Komisioni Rregullator miratoi rregullat procedurale për procesin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë e Vorës.

Vendimi përcakton mënyrën se si do të implementohet projekti pilot dhe se si të vlerësohet efektshmëria dhe efikasiteti i tij. Sipas vendimit, cdo qendër votimi do të pajisjet me të paktën një pajisje për votimin dhe numërimin elektronik.

Rezultati paraprak do të transmetohet pasi të mbyllet procesi i votimit nga çdo qendër votimi dhe do të publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së.

Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Votimit dhe Rezultateve (SEMVR) do të kryejë përllogaritjen e rezultatit dhe do të shfaqë në monitor e do të printojë në letër tabelat e rezultateve për çdo QV, si dhe Tabelën Përmbledhëse të Rezultateve për bashkinë Vorë, sipas modeleve të miratuara nga KQZ.

Bashkia e Vorës është përzgjedhur si e vetmja bashki për të realizuar votimin dhe numërimin elektronik, ndërkohë që teknologjia u testua në njësinë 10 në Tiranë gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Testimi u vlerësua si i sukesshëm si nga raportet e KQZ-së, ashtu edhe nga raportet e vëzhguesve vendas dhe të huaj.

 


Video