Kryeministri Edi Rama ka propozuar ish ministren e tij, Eglantina Gjermeni si ambasadore e Shqipërisë në OSBE.
Rama ka firmosur letrën e propozimit të Gjermenit drejtuar Metës për dekretim, çka sipas Presidencës bie ndesh me ligjin e Shërbimit të Jashtëm, i cili përcakton edhe procedurën e detajuar si veprohet në këto raste.
Nisur nga kjo, në 11 shkurt, pra dy ditë më vonë, Presidenca i ka kujtuar Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend se përpara se Meta të firmosë dekretin, duhet që ky komision të organizojë një seancë dëgjimore me kandidaten për ambasadore.
“Për më tepër, në nenin 26 pika 4 të ligjit nr. 23/2015 parashikohet se përpara emërimit të ambasadorit nga Presidenti I Republikës, Komisioni për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t’u emëruar ambasador dhe i përcjell Presidentit të Republikës opinionin për kandidaturën e propozuar”.