Në Panairin e Turizmit në Madrid të Spanjës, kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe disa kryebashkiakë.
Në një video e cila po qarkullon në rrjet shihet kryeministri Rama, me një karrocë invalidësh elektrike ku e shoqëronin disa persona të tjerë.
Burime për VoxNews nga zyra e kryeministrit, thanë se Rama e ka përdorur karrocë për shkak se kishte dhimbje mesi.
Kujtojmë se kryeministri Rama vuan nga hernia diskale e cila është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i brendshëm i diskut zhvendoset, duke kaluar në pjesën e fryrë ose të çarë të diskut.
Në video shihet, kryebashkiakja e Durrësit dhe ai i Sarandës të cilët e shohin të buzëqeshur./VoxNews