Gjykata e Apelit lë në fuqi masën "arrest shtëpie" për Berishën

25 January 2024, 09:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Apelit lë në fuqi masën "arrest shtëpie"
Sali Berisha

Apeli i GJKKO ka shpallur sot vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkoi ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”, e caktuar më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Kështu, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rrëzojë ankimin e Berishës dhe e lë në arrest shtëpie.

Të pranishëm në seancë ishin avokatet e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Pasi doli nga seanca, avokati Genc Gjokutaj e cilësoi vendimin e Apelit për lënien në fuqi të masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit si një vendim politik dhe deklaroi se do të bënin rekurs në Gjykatën e Lartë.

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Video